Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Veseli: Kosova e vendosur për thellimin e paqes në rajon

NULL NULL
31.05.2016 13:46

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti në takim grupin e deputetëve të Parlamentit suedez, anëtarë të Asamblesë së NATO-s, të cilëve u printe Björn von Sydow, me të cilët diskutoi për prioritetet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, me theks të veçantë, për çështje të sigurisë.

Ai në takim me asamblistët suedezë, foli për zhvillimet në Kuvend dhe theksoi se institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara për realizimin e agjendës euro-integruese, zhvillimin ekonomik si dhe sundimin e ligjit.

“Kosova është e vendosur për të thelluar paqen në rajon, të kontribuojë për mirëkuptim dhe besim të ndërsjellë, duke u bërë pjesë e mekanizmave të sigurisë siç është aderimi në NATO”, theksoi ai, transmeton Klan Kosova.

Delegacioni suedez i shprehën përkrahje të plotë aderimit të Kosovës në institucionet euro-atlantike, duke vënë në pah rëndësinë e fqinjësisë së mirë, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit rajonal.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.