Vesa Luma thyen heshtjen – Si qëndron e vërteta me Big Bastën? (VIDEO) NULL NULL 04.05.2025 13:47 04.05.2025 13:47 Foto arkiv: Vesa dhe Big Basta. Vesa Luma dhe Big Basta është çifti që është përfolur se janë ndarë, gjë e cila duket se nuk qëndron. Gazetarja e Klan Kosovës, Vanesa Zhugolli sot në emisionin “Weekend”, ka bërë të ditur se ka qenë Vesa ajo e cila ka publikuar një video, pjesë e së cilës ishte Big Basta. Kjo pamje e bërë publike nga Vesa është marrë si konfirmim që dyshja nuk janë ndarë, përcjell Klankosova.tv. “E kemi Vesa Lumën, është diskutuar goxha shumë që ajo e ka shkëputur lidhjen e saj me Big Bastën. Por, siç duket çifti nuk janë ndarë, ajo ka publikuar një video të Big Bastës i cili është tek “Ferma VIP” dhe duke u treguar kështu fansave që nuk janë ndarë. “Nuk e ka pohuar e as mohuar, por kjo foto është marrë si pohim nga ana e saj, që nuk janë ndarë”, është shprehur tutje Zhugolli.