Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Vërtetë e dhimbshme, më vjen keq” – Trajneri i Argjentinës shpërthen në lot

NULL NULL
20.07.2026 09:32

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni ka shpërthyer në lot gjatë konferencës për shtyp pas finales së Kupës së Botës.

Argjentina u mposht nga Spanja me rezultat minimal 1:0, me golin e Ferran Torresit në minutën 106-të.

Pas kësaj humbjeje, Scaloni nuk ka mundur të kontrollojë emocionet.

“Keni durim me mua, nuk e di nëse mund të vazhdoj”, ka thënë ai mes lotësh.

Ndërkaq, ka folur për vështirësitë për të krijuar përsëri një grup siç ishte brenda kombëtares.

“Ky vend është i mrekullueshëm, është vend ëndrrash. Nuk do ta kishim imagjinuar kurrë, përfshirë stafin tim, se do të ishim në këtë vend. Për të vazhduar ka nevojë për shumë gjëra, veçanërisht të freskosh mendjen, të rifillosh, të krijosh përsëri një grup si ky. Kjo është shumë e vështirë për t’u krijuar sërish”.

Scaloni është ndalur edhe te çështja nëse do të vazhdojë të mbetet trajner i Argjentinës, por ka thënë se do ta respektojë kontratën që skadon në dhjetor.

“Do të flas me presidentin. Kam një ide se çka do të doja të bëja. Do ta përfundoj kontratën dhe ndiej nevojën, nuk e di nëse diçka kaq e madhe mund të bëhet. Duhet ta diskutojmë këtë. Jam mirënjohës ndaj presidentit që më dha këtë shans për të qenë në vendin ku jam tani. Ishte një vend ëndrrash për të gjithë. Ne jemi përpjekur deri në minutën e fundit që të japim maksimumin, stafi dhe lojtarët. Besoj se është e drejt të kem këtë kohë për veten time, për ta menduar deri në fund”, ka thënë Scaloni.

Në fund, Scaloni ka kërkuar falje para se largohej nga salla ku mbahej konferenca.

“Është vërtetë e dhimbshme, më vjen shumë keq”, ka thënë ai.

lajme të ngjashme