Verstappen triumfon për herë të parë në Grand Prixin e Australisë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Verstappen triumfon për herë të parë në Grand Prixin e Australisë

NULL NULL
02.04.2023 09:56

Kampioni aktual i Formula 1, Max Verstappen, ka vazhduar me formën fantastike edhe në sezonin e ri.

Verstappen triumfoi në Grand Prixin që u organizua sot, në pistën e “Albert Park Circuit” në Melburn të Australisë.

Vendin e dytë në podium e zuri piloti i Mercedesit, Lewis Hamilton, i cili pati një paraqitje të mirë. Teksa vendin e tretë e zuri piloti Aston Martin, Fernando Alonso.

Carlos Perez ani se e nisi garën nga fundi, përfundoi në pozitën e pestë.

Ndryshe, Hamilton bëhet piloti i parë në Formula 1, që ngjitet në podium për 17 sezone rresht.

Ndërkohë, holandezi Verstappen është në krye të renditjes së kampionatit pas fitores së tij të dytë nga tre gara këtë sezon.

Kjo ishte hera e parë që Red Bulli fitoi tre garat e para të sezonit. Gara e radhës në Formula 1 është planifikuar më 30 prill në Baku, Azerbajxhan. /Klankosova.tv.

lajme të ngjashme