Verstappen i “shkel” të gjithë në Hungari NULL NULL nga Naim Selmani 23.07.2023 17:52 nga Naim Selmani 23.07.2023 17:52 Pavarësisht se e pati pozitën e dytë startuese në garën për shpërblimin e madh të Hungarisë kjo nuk paraqiti problem për kampionin aktual në Formula 1 Max Verstappen. Ish kampioni Luis Hamilton arriti që të qëndroj në pozitën e parë vetëm deri në kthesën e parë të shtegut Hungaroring përcjell klankosova.tv. Kjo pasi aty e mori kryesimin e garës Verstappen dhe më pas dominoi deri në fund të saj duke e lënë pozitën e dytë plot 33 sekonda prapa. Holandezi me këtë rast e arriti fitoren e 7-të rresht duke e barazuar rekordin e Michael Schumacher dhe Nico Rosberg. Me këtë rast ai ia siguroi edhe fitoren 12-të rresht ekipit Red Bull duke e thyer rekordin e McLaren-it. E pikërisht piloti i kësaj të fundit Lando Norris përfundoi i dyti. Ndërsa piloti tjetër i Red Bull-it, Sergio Perez zuri vendin e fundit në podium në Hungari.