Verstappen i pa kalueshëm, pole edhe në “Sprint Shootout” NULL NULL nga Naim Selmani 01.07.2023 15:10 nga Naim Selmani 01.07.2023 15:10 Kampioni aktual i botës Max Verstappen ka dal përsëri piloti më i shpejtë edhe ditën e shtunë. Holandezi mori Pole Position në Sprint Shootout për garën e formatit Sprint që zhvillohet gjatë ditës së shtunë dhe transmetohet në platformën Artmotion përcjell klankosova,tv. Verstappen e fitoi pozitën e parë startuese për Sprint duke arritur kohën prej 1.04.440. Për gati gjysmë sekonde ai e la pas vetes kolegun e ekipit Sergio Perez/ Kurse në shtegun Spielberg paraqitje shumë të mirë pati McLaren që me pilotin e tyre Lando Norris regjistruan kohën e tretë më të shpejtë. Po ashtu këtu befasoi edhe piloti i ekipit Haas, Kevin Magnusen që zuri vendin e katërt startues për Sprint.