Vërshimet shkaktojnë bllokimin e disa rrugëve në Suharekë NULL NULL 10.01.2026 12:02 10.01.2026 12:02 Nëpërbisht Reshjet e shiut që kanë nisur nga mbrëmja e së premtes kanë shkaktuar vërshime në disa zona. Në Suharekë, autoritetet komunale kanë apeluar për kujdes, pasi disa rrugë janë të përmbytura. Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se rruga nga fshati Tërrnje në drejtim të Nëpëbishtit është e bllokuar, njoftim që e ka ndarë përmes Facebookut. “Rruga që kalon nga fshati Tërrnje në drejtim të Nëpëbishtit është e bllokuar. Kujdes gjatë lëvizjeve”, shkroi i pari i Suharekës. /Klankosova.tv