Vërshimet në vend, AME me raport të përditësuar: Situata e menaxhueshme NULL NULL 10.01.2026 13:34 10.01.2026 13:34 Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka dhënë një raport të përditësuar dhe të detajuar rreth situatës me vërshime që ka përfshirë vendin. Sipas informatave të pranuara nga Qendrat Operative Emergjente 112, NJPZSH-të, DSHPE-të dhe raportimeve të qytetarëve, kjo agjenci thotë se situata e vërshimeve në nivel vendi gjatë intervalit kohor të raportimit paraqitet “kryesisht stabile dhe e menaxhueshme”. Pas rënies së intensitetit me të reshura të shiut dhe fillimit të reshjeve të borës, në shumicën e rajoneve është vërejtur përmirësim i dukshëm i gjendjes, me rënie graduale të nivelit të ujit në lumenj dhe përrenj. Nuk raportohet për humbje jete. Po ashtu, Agjencia e Emergjencave tha se nuk ka indikacione për përshkallëzim të situatës. AME ka dhënë edhe një pasqyrë të situatës sipas rajoneve: 2.1 Rajoni i Prishtinës – Prishtinë: vërshime në rrugën “Rifat Berisha” (Kodra e Diellit) dhe në fshatin Hajvali – rruga “Brigada 153”. – Lipjan: vërshime në fshatin Smallush – rruga “11 Qershori”. – Shtime: vërshime në rrugën Shtime–Reçak. – Graçanicë: vërshime në Motel “Villa Hilton” dhe rrugën te Prishtina Mall. – Fushë Kosovë, Obiliq, Drenas, – Podujevë: situata e qetë, pa raste për ndërhyrje. Të gjitha intervenimet janë realizuar nga NJPZSH, DSHPE dhe kompani të kontraktuara nga Komunat. 2.2 Rajoni i Prizrenit – Prizren, Suharekë, Rahovec, Mamushë: pa thirrje dhe pa intervenime; rrugët të kalueshme. – Malishevë: dy intervenime për rrugë të bllokuara nga uji. – Dragash: një intervenim teknik në fshatin Rapçë (pusetë e bllokuar). 2.3 Rajoni i Mitrovicës – Mitrovicë: në kompleksin “Amina” është evakuuar një familje nga NJPZSH; -aktualisht gjendja është më e qetë dhe pa rrezik të menjëhershëm për vërshime të reja. – Skenderaj & Vushtrri: pa raste që kërkojnë ndërhyrje. – KEK – Termocentrali Kosova A: në orën 07:05 është kërkuar intervenim urgjent për pompë thithëse me kapacitet të madh; kërkesa është adresuar dhe NJPZSH ka intervenuar. 2.4 Rajoni i Pejës – Pejë, Deçan, Klinë, Istog, Junik: situata stabile, pa kërkesa për intervenim. Trafiku: Pejë–Rugovë: segmente me ujë në rrugë – kërkohet kujdes i shtuar. Pejë–Kullë: e kalueshme, me kujdes. 2.5 Rajoni i Gjakovës Situata e qetë dhe stabile. Niveli i ujit në lumenj ka filluar të bie. Raportohet një bllokim rruge nga shembja e dheut. 2.6 Rajoni i Gjilanit – Gjilan: vërshim në rrugën e Kufcës. – Komunat tjera (Ferizaj, Kamenicë, Viti, Kaçanik, Hani i Elezit, Shtërpcë, Artanë/Novobërdë, Kllokot, Partesh, Ranillug): pa vërshime, situata e qetë. 3. KËRKESA DHE NDËRHYRJE SPECIFIKE Kërkesë urgjente nga KEK për pompë thithëse me kapacitet të madh në Kosovën A – e adresuar dhe e realizuar nga kapaciteti i Agjencise MenaxhimitEmergjent. Nuk janë pranuar kërkesa shtesë për ndihmë apo koordinim nga komunat gjatë intervalit 22:00–08:00. VLERËSIMI I SITUATËS Situata paraqitet stabile dhe e menaxhueshme. Rreziku kryesor aktual lidhet me: reshjet e borës, ngricat në rrugë, vështirësitë në qarkullim. Nuk ka indikacione për përshkallëzim të situatës. GATISHMËRIA INSTITUCIONALE Qendra Operative e AME-së dhe strukturat përgjegjëse për Mbrojtje Shpëtim dhe Ndihmë mbesin në gatishmëri të plotë 24/7, për monitorim dhe reagim të menjëhershëm sipas nevojës.