Vërshimet në Malishevë, uji ‘merr’ një lokal dhe një market (VIDEO) NULL NULL 06.01.2026 12:45 06.01.2026 12:45 Reshjet e mëdha të shiut që kanë rënë në këto 24 orët e fundit e kanë rënduar situatën në Kosovë. Në shumë zona, qytetarët po përballen me vështirësi të shumta të qarkullimit. Në shumë prona dhe shtëpi, uji ka depërtuar edhe brenda duke shkaktuar dëme. Situatë më e keqe paraqitet në Komunën e Malishevës, njofton Klankosova.tv. Klankosova.tv ka siguruar pamjet kur në një market dhe një lokal, uji ka hyrë brenda duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.