Zelensky takohet me aleaten e Trumpit, Laura Loomer NULL NULL 24.07.2026 08:37 24.07.2026 08:37 Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është takuar me aktivisten amerikane të së djathtës ekstreme dhe aleaten e ngushtë të Donald Trumpit, Laura Loomer, e cila zhvilloi një intervistë me të gjatë vizitës në Ukrainë. Pas takimit, Loomer deklaroi se kishte gabuar kur kishte përsëritur propagandën ruse dhe akuzoi Rusinë se po ndihmon Iranin në sulmet kundër interesave amerikane, raporton Al-Jazeera, transmeton Klankosova.tv. Takimi konsiderohet i rëndësishëm, pasi Loomer ka qenë prej vitesh kritike ndaj Ukrainës, ndërsa presidenti Trump e përshëndeti intervistën, duke e cilësuar atë si shumë të mirë.