Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vërshime në Kosovë: IHMK po monitoron situatën (VIDEO)

NULL NULL
06.01.2026 14:38

Bashkim Kastrati nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në emisionin “Kosova Today” ka folur rreth gjendjes së rënduar në vend për shkak të vërshimeve.

Ai tha se si institut, kanë kryer vizita në terren, transmeton Klankosova.tv.

“Reshjet më intensive kanë filluar para disa ditëve, në pjesën perëndimore të Kosovës. Ne jemi aktualisht në terren, ku vizituam shumë pjesë, për me pa nga afër situatën”, tha ai.

Ndërkohë, ai tregoi se gjendje e rënduar është paraqitur në Gjakovë, Klinë, përkatësisht pjesa perëndimore dhe ajo qendrore.

Kastrati po ashtu tha se si institut, janë duke monitoruar nga afër gjendjen.

lajme të ngjashme