Vera e kuqe lufton prishjen e dhëmbëve NULL NULL 22.02.2018 15:00 22.02.2018 15:00 Vera e kuqe më parë është lidhur me një sërë përfitimesh shëndetësore, duke filluar nga ndihmesa për zemër deri tek ulja e rrezikut për zhvillimin e diabetit. Tani një studim i ri tregon se vera e kuqe përmban kemikate që ndihmojnë me luftimin e prishjes së dhëmbëve. Studiuesit kane gjetur një përbërës në këtë pije, të njohur si polyphenols, i cili ka ndihmuar shmangien e baktereve në gojë. Megjithatë ekspertët kanë deklaruar se këto të gjetura nuk japin “dritën e gjelbër” për konsumim të tepruar të verës së kuqe.