“Vera andrron detin” fiton çmimin Golden Sun në Cinedays Festival of European Film NULL NULL 15.07.2022 13:03 15.07.2022 13:03 Filmi “Vera andrron detin” i regjisores Kaltrina Krasniqi e ka fituar edhe një çmim . Kësaj radhe ky film e ka fituar çmimin Golden Sun në festivalin Cinedays Festival of European Film. Ajo e ka ndarë lajmin bashkë me fotografinë e bijës së saj teksa mban trofeun. “Fituam Golden Sun-in mbrëmë, por siç duket ky çmim nuk mund ta nxë fytyrën e një fëmijë”, ka thënë Krasniqi duke u mahitur.