Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Veprimi i refugjatit sirian që çuditi policinë Gjermane

NULL NULL
29.06.2016 19:51

Një refugjat sirian, ka tërhequr shumë vëmendje me një veprim të tijin. Pasi ka gjetur një sasi të madhe parash të fshehura në disa gjëra që i kishte marrë si ndihma, i ka dorëzuar paratë në një stacion policor në Gjermani, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.

Muhannad M. kishte gjetur 150,000 euro pasi i kishte marrë rrobat me vete në apartamentin e tij në veri të qytetit Rhine.

25 vjecari Muhannad, kishte marrë pot gjëra për banesën e tij nga donacionet bamirëse, dhe rroba ku i kishte gjetur paratë ishte në mesin e tyre.

Përderisa ai po i pastronte gjërat, i kishte gjetur paratë, 50,000 euro kesh dhe bankënota në vlerë prej 100,000 eurosh.

Ai menjëherë i kishte informuar autoritetet të cilat më pas i ka thënë policisë se feja e tij ia ndalonte që ato para t’i mbante për vete.

“Allahu s’do të më lejonte që ta shfrytëzoja për vete pasurinë e dikujt tjetër”, ka thënë ai.

lajme të ngjashme