Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Veprimet që nuk duhet t’i bëni kurrë pasi keni ngrënë drekë

NULL NULL
30.01.2018 15:00
Young woman washing head with shampoo. rear view

Disa zgjedhin të marrin një sy gjumë, të tjerë dalin një shëtitje në mënyrë që të tresin atë që kanë ngrënë ose hanë ndonjë frut.

Por e dini cilat janë gjërat që nuk duhet t’i bëni kurrë pasi keni ngrënë?

Me siguri disa prej tyre i keni bërë gjithnjë edhe pse janë të rrezikshme për shëndetin.

Mos pini cigare


Eksperimentet e kryera nga ekspertët kanë treguar që pirja e një cigareje pas vaktit barazohet me 10 cigare (rrezikshmëria e prekjes nga kanceri është më e lartë).

Mos konsumoni menjëherë fruta pas vaktit

Kur konsumoni frutat menjëherë pas vaktit, ato mbeten në stomak së bashku me ushqimin duke mos u tretur në kohë.

Rekomandohet të konsumoni një frut të paktën një orë para ose pas vakteve, shkruan Living.al.

Ideale do të ishte konsumimi i saj në mëngjes me stomakun bosh, pasi mëngjesi është momenti ideal për marrë lëndët ushqyese të frutit dhe të nisni ditën me energji.

Mos konsumoni çaj

Kjo sepse gjethet e çajit kanë një përmbajtje të lartë në acid.

Ky i fundit forcon proteinën e marrë nga ushqimet, duke çuar në ngurtësim të tyre dhe si pasojë në probleme me tretjen. Rekomandohet që çaji të konsumohet një orë pas vaktit.

Mos bëni dush

Dushi menjëherë pasi konsumimit të vaktit shkakton rritjen e qarkullimit të gjakut në duar, këmbë dhe trup, duke sjellë uljen e sasisë së gjakut në stomak.

Kjo do të shkaktonte dobësimin e sistemit tretës.

Mos ecni

Të ecni sapo keni mbaruar vaktin është një ide e keqe. E ecura pas vakteve sjell refluks acid dhe mostretje të ushqimit. Rekomandohet të ecni 10 minuta një orë pas ngrënies.

lajme të ngjashme