Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vepra e Fatos Kongolit edhe në spanjollisht

NULL NULL
25.09.2015 16:44

Romani i shkrimtarit shqiptar Fatos Kongolit, është botuar edhe në gjuhën spanjolle.

“Te porta e Shën Pjetrit”, është përkthyer në gjuhën spanjolle nga Maria Roces Gonzales, dhe është vënë në qarkullim nga shtëpia botuese “Siruela” në Madrid.

Irena Toçi, drejtoresha e përgjithshme e shtëpisë botuese Toena, ka thënë se ky ishte një vit i mbarë botimesh për Kongolin pasi ai ka botuar romanin “Gjemia e mbytur” vënë në qarkullim nga “Toena” në muajin shkurt, e më pas, në maj, me botimin në Itali nga shtëpia botuese “Rubbettino” të romanit “Jetë në një kuti shkrepësesh”.

 

 

 

lajme të ngjashme