Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vengu: Mirënjohje për djemtë dhe vajzat tona që dëshmuan përkushtim në “Defender 25”

NULL NULL
08.06.2025 19:09

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka folur nga vizita e tij që bëri në rajonin e stërvitjeve në Bizë, në kuadër të përmbylljes së “Defender Europe 2025”.

Në një postim në Facebook, ai ka falënderuar të gjithë ushtarët e Shqipërisë që treguan profesionalizëm, sipas tij, në këtë stërvitje.

“Sot në Bizë bashkë me SHSHPFA, gjenerallejtënant Arben Kingji dhe me Forcat e Armatosura 🇦🇱 që përmbyllën me sukses stërvitjen ‘Defender Europe 2025’”.

“Mirënjohje për djemtë dhe vajzat tona që dëshmuan përkushtim, profesionalizëm dhe aftësi të larta operacionale, duke konfirmuar rolin e Shqipërisë si një aleat i besueshëm në sigurinë kolektive!”, ka thënë Vengu. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme