Vengu: 112-vjet nga themelimi i FASh, gurthemel i shtetformimit NULL NULL 04.12.2024 11:18 04.12.2024 11:18 Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, ka thënë se sot janë bërë 112-vjet nga themelimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Në një postim në Facebook, ai ka pohuar se FASh është gurthemel i shtetformimit. “112 vite krenari, përkushtim dhe sakrificë në shërbim të atdheut, simbol i qëndresës dhe sigurisë kombëtare”. “Respekt dhe mirënjohje për të gjithë ushtarakët që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit!”, ka thënë Vengu. /Klankosova.tv