Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vendosja e ambasadës në Jerusalem, Flugaj: Kosova ka hyrë në një lloj kurthi (VIDEO)

NULL NULL
01.03.2021 18:39
"Kosova në radhë të parë duhet ta ketë një strategji kombëtare diplomatike që i mbron interesat e saj në formën më të mençur dhe më të urtë të mundshme. Por Kosova ende vepron sipas momenteve pasi që nuk ka një platformë të mirëfilltë të diplomacisë".

Redaktori i produksionit në BIRK, Fitim Flugaj, ka thënë se me zotimin se do ta vendosë ambasadën e saj në Jerusalem, Kosova veçse ka hyrë në një lloj kurthi për shkak të mosnjohjes së diplomacisë.

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, Flugaj ka shtuar se pala kosovare është dashur që çdo veprim ta bëjë në koordinim me vendet e fuqishme të Bashkimit Evropian.

“Në bazë të rrjedhave diplomatike që ndodhën kohëve të fundit, Kosova veçse ka hyrë në një lloj kurthi për shkak të mosnjohjes së diplomacisë lidhur me çështje që kanë ndjeshmëri të madhe. Kosova ekziston si shtet në Evropë dhe është dashur që çdo veprim ta bëjë në koordinim me shtetet më të fuqishme evropiane”.

“Kosova ka qenë dashur ta ketë një qasje pak ma ndryshe kur dihet se në Bashkimin Evropian janë pesë shtete që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”.

“Kjo është një thikë më dy tehe e cila dëmton në të dyja anët. Diplomacia kosovare nuk ka pasur imunitet dhe nuk është treguar e zgjuar për të ikur nga disa gjëra që shkojnë në dëm të Kosovës”.

Sipas tij, Kosova duhet ta ketë një strategji kombëtare diplomatike që i mbron interesat e saj në formën më të mençur dhe më të urtë të mundshme.

“Ne kemi të bëjmë me një politikë të brishtë. Kosova qëndron para disa akteve të kryera ndaj të cilave nuk ka fuqi dhe përgatitje diplomatike. Kosova është një shtet i vogël që varet shumë nga miqtë ndërkombëtare. Sa i përket çështjes së Palestinës, nuk jemi ne që mund të kushtëzojmë sepse nuk jemi ata që vendosim kushte”.

“Kosova në radhë të parë duhet ta ketë një strategji kombëtare diplomatike që i mbron interesat e saj në formën më të mençur dhe më të urtë të mundshme. Por, Kosova ende vepron sipas momenteve pasi që nuk ka një platformë të mirëfilltë të diplomacisë”.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.