Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vendoset, të dielën luhet ndeshja e pestë Sigal Prishtina – Trepça

NULL NULL
nga Jon Ajeti 25.04.2023 15:25
Sigal Prishtina - Treçpa

Ndeshja pestë gjysmëfinale në mes të Sigal Prishtinës dhe Trepçës do të luhet të dielën nga ora 17:15, merr vesh Klan Kosova.

Ndeshja është dashur të luhet të enjtën, por atë ditë Kosova e luan duelin kualifikues ndaj Malit të Zi në hendboll, prandaj është vendosur të luhet të dielën, ndonëse u tha se do të mbahet të mërkurën.

Fituesi ndeshjes së pestë kalon në finale ku e pret Peja. Dueli në mes të Sigal Prishtinës dhe Trepçës do të luhet në “Pallatin  e Rinisë”  në kryeqytet dhe transmetohet në Klan Kosova.

Vendimi për zhvillimin e ndeshjes ditën e mërkurë nuk është publikuar ende nga FBK-ja, por pritet të zyrtarizohet shpejt.

 

lajme të ngjashme