Vendoset në Prizren: Bashkimi për ta përsëritur finalen e kaluar, Bora për të bërë histori NULL NULL 06.05.2026 10:46 06.05.2026 10:46 Palestra “Sezai Surroi” në Prizren pritet të jetë në atmosferë elektrizuese sonte, kur zhvillohet ndeshja vendimtare mes Bashkimit dhe Borës. Pas një serie gjysmëfinale 2:2, gjithçka do të vendoset në këtë përballje finale, raporton Klankosova.tv Të dy skuadrat kanë treguar rivalitet të fortë gjatë ballafaqimeve, duke e bërë këtë duel edhe më të paparashikueshëm. Fituesi i kësaj ndeshjeje do të sigurojë biletën për në finalen e madhe, ku e pret KB Trepça, që tashmë ka siguruar vendin e saj. Nga ora 19:30, në platformën më të madhe shqiptare, Artmotion, në kanalin Sport1. /Klankosova.tv