Vendimi i Trumpit: SHBA dyfishon tarifat për çelik e alumin (VIDEO) NULL NULL 31.05.2025 20:35 31.05.2025 20:35 Policia e ushtria për rreth fabrikës për përpunimin e çelikut në Pensilvani tregojnë se brenda është një person tejet i veçantë. Fjala është për të parin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Ardhja e tij këtu ka të bëjë me një marrëveshje investimi me Japoninë në këtë ndërmarrje. Krejt kjo siç tha ai, duke e mbajtur nën kontrollin amerikan, prodhuesin ikonë të çelikut, e cila konsiderohet edhe si simbol politik. Presidenti amerikan tha se ujdia me japonezët ende nuk është finalizuar, megjithatë siguroi punëtorët se nuk do të ketë pushime nga puna. Për më tepër u zotua se secili punonjës i çelikut në SHBA do të marrë bonus prej 5 mijë dollarësh. Vetë ata thanë se presin që kjo industri mos të dëmtohet. E prindërit e një të punësuari këtu pohuan se fabrika duhet ruajtur medoemos. Kompania japoneze deri tani ka lëshuar një deklaratë duke miratuar “partneritetin” e propozuar amerikan, por se nuk ka zbuluar kushtet e marrëveshjes. Trump nuk u la të ik pa një kapelë të artë që iu dhurua nga punëtorët, por edhe një fanellë me numrin 47. Investimi prej 14 miliardë dollarësh në industrinë amerikane të çelikut konsiderohet si më i madhi ndonjëherë. Veç kësaj ujdie, Amerika pritet që ta dyfishoj tarifën për importet e çelikut në 50%.