Vendimi i Kushtetueses, Bislimi: Ekipi i juristëve të Thaçit e publikoi në faqen e internetit të kësaj gjykate NULL NULL 30.05.2020 11:17 30.05.2020 11:17 Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka thënë se ekipi i juristëve të Presidentit Hashim Thaçi, kanë publikuar në faqen e internetit të Gjykatës Kushtetuese një njoftim, transmeton Klan Kosova. Bislimi këtë njoftim e konsideroi se është vendimi i Kushtetueses për dekretin e Thaçit që doli dy ditë më parë. “Ekipi i juristëve i zyrës së presidentit të vendit, përmes një njoftimi të postuar në faqen e internetit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës më datën 28 maj, konstatoi që kushtetuta e Kosovës është në harmoni të plotë me parimet bazë dhe frymën e shprehur në dekretin e presidentit të vendit të datës 30 prill, që e nominon z. Hoti si mandatarë për formimin e qeverisë së re”. “Mësohet që ky dokument është draftuar pak orë para publikimit të dekretit të presidentit të vendit në pasditen e 30 prillit”. “Menjëherë pas publikimit të dokumentit, presidenti i vendit përmes një konference për media iu falënderua gjykatës kushtetuese për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndër vite”, ka shkruar Bislimi në rrjetin social Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025