Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vendimet e MKRS pas dhunës në ndeshjen Sigal Prishtina – Trepça

NULL NULL
nga Emanuell Syla 12.12.2022 19:39

Është shokuar nga kjo që ndodhi të dielën mbrëma në Pallatin e Rinisë.

Ministri i sportit Hajrulla Çeku foli për Klan Kosovën, një ditë pas dhunës që ndodhi në finalen e Superkupës mes Sigal Prishtinës e Trepçës.

 “Ajo që pamë mbrëmë është fatkeqësi. Për fajin e disave është duke pësuar sporti i Kosovës”, ka thënë Çeku.

Me mëngjes thotë se mblodhi Këshillin për parandalimin e dhunës në sport, ku ndër tjera u nxorën disa rekomandime, ndërsa rasti i fundit tash ka shtyrë atë që të vendosë kamera të sigurisë në palestra dhe stadiume.

Ndeshja e të dielës u ndërpre në mes të pjesëve, u zbraz palestra në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, aty ku Prishtina fitoi ndaj Trepçës në finalen e Superkupës.

lajme të ngjashme