Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Këto janë destinacionet e reja turistike

NULL NULL
15.04.2017 13:05

Me zhvillimet që kanë ndodhur në dekadën e fundit, vende të reja për të udhëtuar kryesojnë listën për turizëm.

Disa vende janë të hapura për turizmin, disa qytete janë bërë të sigurta për vizitorët dhe kombe të reja kanë lindur.

Destinacione udhëtimi që sot janë shumë popullore, para dhjetë vitesh nuk ishin të tillë.

“Huffington Post” shkruan për 10 vende të cilat 10 vite më parë nuk kanë qenë në listat e turizmit.

foto2

Kuba
SHBA dhe Kuba thyen akujt diplomatikë të vendosur prej 54 vitesh. Shumë njerëz e shohin tashmë si një destinacion potencial turistik. Ndërsa ata që shkojnë në Kubë janë ende pjesë e grupeve humanitare apo edukative, për të shkuar në këtë vend nuk ka nevojë më për leje.

sirilanka

Sri Lanka
Shtatë vite më parë (2009) Sri Lanka i dha fund luftës së përgjakshme civile 25-vjeçare. Falë plazheve të saj të pafund e të paeksploruar, jetës së egër dhe siteve arkeologjike, Sri Lanka është një nga trendet e fundit për t’u vizituar.

mali i zi

Mali i Zi
Mali i Zi u formua si shtet në vitin 2006. Njëmbëdhjetë vite më parë, më 2005-n nuk do të mendonit të shkonit. Vendi Ballkanik mes Shqipërisë dhe Bosnjë Hercegovinës është i vogël. Bregu i tij i shkurtër, vetëm 183 milje, është mjaft mbresëlënës dhe romantik, i kufizuar nga male të mëdhenj. Sipas BBC-së, një vit pasi Mali i Zi u shpall shtet, pati 7.3 milionë vizitorë. Sot turizmi është një industri në lulëzim.

korea e veriut

Korea e Veriut
Korea e Veriut hoqi kufizimin e udhëtimeve për amerikanët më 2011-n. Që atëherë, numri i vizitorëve është rritur. Departamenti Amerikan i Shtetit paralajmëron njerëzit të mos udhëtojnë drejt këtij vendi, dhe vetëm disa guida turistike janë miratuar. Për më tepër duhet të jeni shumë të kujdesshëm. Megjithatë, ka mjaft turistë kuriozë që duan ta shohin këtë vend.

papa new

Guinea e Re
Ky vend është i shkëlqyeshëm dhe shumë i vështirë për t’u arritur. Në vitin 2005, vendi kishte vetëm vizitorë të brendshëm. Por që nga viti 2013, turizmi është rritur me shpejtësi, falë disa kruizerave me 2 mijë pasagjerë që ankoroheshin atë vit. Ky numër vazhdon të rritet, pasi u zbulua se ishte një vend mjaft dinamik dhe i bukur. Megjithatë, ky shtet duhet të përmirësojë infrastrukturën për t’iu përgjigjur kërkesave gjithnjë në rritje.

pha

Son Doong në Vietnam
Shpella Son Doong në Vietnam është shpella më e madhe në botë. Ajo është vendosur në Parkun Kombëtar të Vietnamit, Phong Nha-Ke. Para eksplorimit të saj më 2009-n, Parku Kombëtar nuk ishte një atraksion turistik. Por prej atëherë ka një numër turistësh në rritje, të cilët duan të eksplorojnë jo vetëm Soon Doong, por edhe shpellat e tjera në këtë park, madje edhe vetë Vietnamin.

los angelos

Qendra e Los Anxhelos
Dhjetë vite më parë, nëse do të kërkoje ku janë restorantet apo baret më të mira në Los Angeles, do të çuditeshe nëse do të dëgjoje si përgjigje “në qendër”. Megjithatë në dekadën e fundit, nga një “djerrinë kulturore”, është bërë një nga vendet më të mira për të ngrënë, për të blerë dhe për të qëndruar.

irani

Irani
Edhe pse DASH ende i paralajmëron amerikanët të mos marrin përsipër rrezikun e udhëtimit në Iran, vendi po vetëpozicionet si një destinacion i madh turistik. Sipas agjencisë së udhëtimeve, Gogobot, Irani së fundmi ka një rritje të numrit të turistëve me 200 për qind. Turistët vijnë kryesisht nga Europa, për shkak dhe të shkrirjes së marrëdhënieve me Perëndimin. Dhjetë vite më parë, ky shtet konsiderohej si pjesë e “boshtit të djallit”. Irani ka shumë për të parë, që nga rënojat antike tek pistat e skive në Teheran. Irani ka krijuar një sërë faqesh miqësore për turistët me aktivitete. Ai ka lancuar një ekspozitë ndërkombëtare të turizmit me sloganin “Jeni i ftuar!”. Dhe duket se turistët po e pranojnë ofertën.

brokly

Bruklini
Është e vështirë të besosh se Bruklini nuk ka qenë një destinacion turistik, siç është sot. Por, dhjetë vite më parë, Bruklini nuk ishte një markë globale. Restorante klasi u hapën në vitin 1998, dhe qenë ato që vendosën këtë vend në hartën turistike. Kjo ishte deri një dekadë më parë. Më vonë turistët u dyndën në hotele dhe shtëpi pushimi që lulëzuan. Sot, jo vetëm që turistët frekuentojnë Dysneyland, por provojnë edhe përvojë biznesi në qytetin e vogël, dhe “Marka Brooklyn” udhëton në gjithë globin.

lajme të ngjashme