Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vëllai sulmon vëllanë në Gjakovë, nëna ndërhyn – lëndohet

NULL NULL
26.05.2024 08:35
Foto ilustruese e rrahjes.
Foto ilustruese e rrahjes.

Është arrestuar një person në Gjakovë, i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht vëllanë e tij.

Ndërkaq, lëndime ka pësuar edhe nëna e tyre, e cila ndërhyri në përleshje, njofton Klankosova.tv.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht vëllanë e tij viktimën mashkull kosovar, ku gjatë ndërhyrjes së nënës së tyre, e njëjta ka pësuar lëndime. Të lënduarit kanë refuzuar tretmanin mjekësor. I dyshuari është arrestuar, i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.

 

 

lajme të ngjashme