Vëllai i Mbappes krah Zhegrovës: Ka pasë qejf me qenë afër meje (VIDEO) NULL NULL 11.11.2024 20:18 11.11.2024 20:18 Edon Zhegrova ka dhënë një rrëfim ekskluziv për Klan Kosova, duke shpaluar shumë gjëra nga jeta e tij brenda fushës dhe jashtë saj. Reportazhi që është bërë nga gazetari Arlind Sadiku për emisionin Sports Show, ka treguar Edonin nga një pikëpamje më ndryshe. Pamje që nuk janë parë më herët ku Edoni e ka vendin brenda në dhomën e zhveshjes. E, e aty pranë e ka edhe vëllain e Kylain Mbappes, Ethanin. “Besoj se ka pasë qejf me qenë afër meje”, u shpreh fillimisht Zhegrova. Ndërsa më pas tregoi se e kishte zënë atë vend shkaku që ishte larguar një futbollist nga Lille, gjatë verës. “Besoj se ka qenë vendi i lirë, lojtari që ka qenë më herët është transferuar diku tjetër, dhe ka qenë më pas vend i lirë”, vazhdoi Zhegrova. Ndërsa sulmuesi kosovar vuri në pah që raportin e ka mirë me bashkëlojtarët. “Mirë e kam gjithë me gjithë lojtarët. Jemi si familje, ambienti brenda është mirë, atmosfera, për atë edhe po kemi sukses si ekip”. Rrëfimin e plotë mund ta ndiqni më poshtë: