Vëllai i kolonelit, vrasja e Ahmetit ishte në interes të Serbisë (VIDEO) NULL NULL 21.09.2025 20:23 21.09.2025 20:23 Ndonëse ditë vikendi, oborri i Komunës së Vushtrrisë u mbush me qytetarë. Këtë të diel, ata u mblodhën për të nderuar figurën e ish-ministrit të Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi, në 27-vjetorin e rënies së tij. Krasniqi, i cili lindi në Zhilivodë të Vushtrrisë, mori pjesë në luftën kroate dhe atë të Kosovës. Por rruga e tij u ndërpre më 21 shtator të vitit 1998, kur u vra në Shqipëri. Për homazhe shkuan edhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët e vlerësuan lart figurën e Krasniqit. Edhe pas 27 vjetësh, rasti i vrasjes së Ahmet Krasniqit mbetet i pazbardhur. /Klankosova.tv