Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Veliu: Një qeveri gjithëpërfshirëse do të ishte zgjidhja më e mirë për Kosovën (VIDEO) 

NULL NULL
04.04.2025 13:38

Analisti, Lulzim Veliu, ka deklaruar se zgjidhja më e mirë për Kosovën dhe për qeverisjen e ardhshme do të ishte një bashkëpunim mes Vetëvendosjes, PDK-së  dhe LDK-së, me qëllim të krijimit të një qeverie gjithëpërfshirëse.

“Sjellja më e mirë për Kosovën dhe për qeverinë do të ishte një bashkëpunim i VV-së me PDK-në dhe me LDK-në. Kjo do të mundësonte krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse, pasi para vetes kemi shumë problematika që duhet t’i zgjidhim në të ardhmen”,  u shpreh Veliu, në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.

Sipas tij, një qeveri vetëm nga Vetëvendosje, pa përfshirjen e partive shqiptare dhe me mbështetje të kufizuar nga pakicat ose ndonjë deputet opozitar, nuk do të ishte zgjidhje afatgjatë.

“Një qeveri e tillë nuk do të na ndihmojë asgjë. Po ashtu, edhe krijimi i një qeverie nga PDK-ja pa VV-në do të sillte vetëm një qeveri njëvjeçare” shtoi ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.