Veliaj zëvendëson 12 drejtues të Bashkisë së Tiranës NULL NULL 25.10.2024 12:59 25.10.2024 12:59 Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj Disa nga drejtuesit e drejtorive kryesore të Bashkisë së Tiranës janë zëvendësuar sot me emra të rinj. Vendimi është marrë nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj. Ai ka ndryshuar drejtorët e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, Policisë Bashkiake, të Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, të Tirana Parking, të Kopshtit Zoologjik, Qytetit Studenti, si dhe disa prej qendrave sociale dhe muzeumet, raporton Klan News. Këto ndryshime duket se vijnë në kuadër të ristrukturimit të Bashkisë së Tiranës dhe freskimit me emra të rinj në detyrë. Disa nga drejtorët e rinj do të jenë: UKT – Elda Muçi Policia Bashkiake – Toni Beni DPN2 – Piro Sinjari Tirana Parking – Flavio Barçi Kopshti Zoologjik – Ervis Rrahmani Shtëpia Studio “Kadare-Agolli” – Anisa Ymeri RSU1 “Qyteti Studenti” – Renato Pashollari AMK – Blerta Dardha Qendra Komunitare Shkozë – Aldo Aga Qendra Sociale “Strehëza” – Gentjana Lasku