Vela: Vuçiq detyron serbët e Kosovës që t'i shkojnë në tubim - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vela: Vuçiq detyron serbët e Kosovës që t’i shkojnë në tubim

NULL NULL
17.05.2023 12:03
Blerim Vela

Blerim Vela, shef i stafit të presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se grupet kriminale po përpiqen që t’i detyrojnë serbët e Kosovës që të marrin pjesë në tubimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vela tha se lidhur me këtë tubim që pritet të mbahet më 26 maj po hartohen edhe lista dhe po merren me qera edhe autobusë.

“Po përgatiten listat e të gjitha personave që do të udhëtojnë, po merren me qira gjithë autobusët në dispozicion në veri të Kosovës, pushime vjetore të anuluara të punëtorëve. Kanë urdhëruar institucionet që të rishikojnë të gjitha lejet që u janë dhënë punëtorëve në terren dhe po ashtu të gjitha objektet shëndetësore janë paralajmëruar të mos miratojnë pushime mjekësore. Detyruan të gjitha furrat e bukës të përgatisin pako ushqimore për njerëzit që udhëtojnë në Beograd, ndërsa detyruan të gjitha shtypshkronjat të përgatisin materiale për tubime”, shkroi Vela në Twitter.

Ai theksoi se derisa Vuçiqi dhe tjerët vazhdimisht trumbetojnë se serbët në Kosovë janë të rrezikuar nga shqiptarët, ata nuk e kanë problem t’u drejtohen kompanive të autobusëve në pronësi të shqiptarëve për t’i transportuar njerëzit në Beograd.

“Serbia është një vend farsë dhe një fasadë e një demokracie që glorifikon intimidimin” tha ai.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS