Vela për shpërthimin në veri: Strukturat kriminale serbe po e pengojnë sundimin e ligjit NULL NULL 06.05.2023 11:29 06.05.2023 11:29 Shefi i Stafit të Kabinetit të presidencës, Blerim Vela, ka reaguar pas shpërthimit që ndodhi në afërsi të stacionit policor në veri, duke e quajtur sulm kriminal. Vela tha se ky është sulm nga strukturat kriminale dhe ilegale të financuara nga Serbia, e që sipas tij, po e pengojnë sundimin e ligjit në veri të vendit. “Ky duket të jetë një reagim ndaj aksionit të institucioneve të Kosovës për heqjen e kamerave të ilegale të vëzhgimit të vendosura nga Serbia, i cili do të vazhdojë”, shkroi Vela, transmeton Klankosova.tv. Kujtojmë se rreth orës 03:00 të mëngjesit, një shpërthim ka ndodhur në afërsi të stacionit të Policisë së Kosovës në veri të vendit, ku si pasojë janë dëmtuar një veturë dhe një shtyllë elektrike. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.