Vedati lajmërohet nga Dubai, a janë thumb këto fjalë të tij? NULL NULL 15.04.2023 21:47 15.04.2023 21:47 Vedat Bajrami Aktori i njohur Vedat Bajrami po shijon me familjen udhëtimin e fituar në finalen e Big Brother VIP Kosova. Ai ka marrë rrugë drejt Emirateve të Bashkuara Arabe nga ku ka bërë një video me doza humori po e po, mirëpo mbase edhe me doza ironizuese. Nuk mund të thuhet me siguri nëse ky mes tjerash është një thumb që daton nga loja e Big Brother VIP Kosova. View this post on Instagram A post shared by Vedat Bajrami (@vedatiofficial) Atëbotë ai pati zgjedhur një epitet therës për Julin, një prej banoreve të shtëpisë duke e quajtur “komandant Dubai”. Ndërkohë edhe pas një muaji, Juli vazhdon në intervista ta quajë Vedatin frikacak dhe “komandant Bllaca”. Në 25 pyetjet e Prive, finalistja që është edhe vajza më e votuar në sezonin e parë pati vazhduar të përmendë e të presë kërkim falje nga Vedati, gjë që nuk erdhi e me shumë gjasë, nuk duket që është në plan të vijë./Prive.al Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.