Vedat Muriqi shënon kundër Barcelonës NULL NULL 03.12.2024 20:02 03.12.2024 20:02 Vedat Muriqi Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi, ka shënuar gol në ndeshjen kundër Barcelonës. Muriqi, realizoi në fundin e pjesës së parë në minutin e 43-të, duke barazuar rezultatin në 1:1. Ishin katalunasit që kaluan në epërsi me golin e Ferran Torres, në minutin e 12-të. Golin e “Piratit” kosovar mund ta gjeni KËTU. Ndeshja Mallorca – Barcelona po transmetohet drejtpërdrejtë në platformën më gjigante televizive në Kosovë, Artmotion.