Veç katër raste të reja me COVID-19 në Shqipëri NULL NULL 19.06.2021 17:13 19.06.2021 17:13 Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë bërë dy mijë e 771 testime për COVID-19 ku veç katër persona kanë rezultuar pozitivë. Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet pozitive janë regjistruar dy në Tiranë dhe nga një rast në Durrës dhe Vau i Dejës, njofton Klankosova.tv. Ndërkohë në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv në Shqipëri teksa janë shëruar edhe shtatë qytetarë. Në spitalet COVID në Shqipëri aktualisht janë duke u trajtuar shtatë pacientë, nga të cilët tre në terapi intensive.