Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdiq në moshën 95-vjeçare aktorja e “EastEnders”

NULL NULL
04.04.2022 14:32

Aktorja June Brown, e cila luajti personazhin shumë të dashur Dot Cotton në “EastEnders” për më shumë se tre dekada, ka vdekur në moshën 95-vjeçare.

Familja e saj tha se ishte “thellësisht e pikëlluar” për të njoftuar se “nëna e tyre e dashur” kishte vdekur “shumë paqësisht” në shtëpinë e saj të dielën..

Brown u shfaq për herë të parë në serial në vitin 1985, vitin kur u krijua “EastEnders”.

Ajo qëndroi deri në vitin 1993, duke u rikthyer për të luajtur të njëjtin personazh nga viti 1997 deri në vitin 2020.

“Nuk ka fjalë të mjaftueshme për të përshkruar. Sa e dashur ishte June  nga të gjithë në EastEnders. Ngrohtësia e saj e dashur, zgjuarsia dhe humori i madh nuk do të harrohen kurrë”, tha një zëdhënës i EastEnders.

lajme të ngjashme