Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdiq mësimdhënësi Shaban Sfishta, mësimdhënësi që punoi pa rrogë (VIDEO)

NULL NULL
16.06.2015 21:49

Në moshën 64 vjeçare ka ndërruar jetë Shaban Sfishta, ish-arsimtar i kimisë në Shkollën Fillore “Naim Frashëri” në Podujevë.

Sfishta gjithë kontributin e tij ia kushtoi arsimit të brezave të rinj. Ai për më shumë se 20 vjet kreu detyrën e mësimdhënësit pa pagesë, transmeton Klan Kosova.

Një gjë të tillë e bëri edhe pas luftës, pavarësisht se ekonomikisht nuk i kishte punët aq mirë.

Për nder të tij u organizua edhe një ceremoni komemorative, ku vepra e tij u vlerësua lartë.

Kronikë e Kosovë Gjocit.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.