Vdes veterani i arsimit, Imer Ajazi NULL NULL 22.03.2017 16:22 22.03.2017 16:22 Ka ndërruar jetë në moshën 85 vjeçare veterani i arsimit Imer Ajazi nga fshati Sankoc, i Drenasit. I ndjeri, shkollën fillore e kreu në Komoran ku mësimet e para i mori me abetaren e parë që ia solli xhaxhai i tij atdhetari Arif Shala. Pas mbarimit të shkollës fillore ishte regjistruar në Gjimnazin e Prishtinës dhe më pas në vitin 1954 profesionin e mësimdhënësit e fillon në shkollën fillore në Likoc dhe Ticë të komunës së Skenderajit duke vazhduar më vonë edhe në fshatrat tjera të komunës së Skënderajit dhe Drenasit. Gjatë karrierës së tij punoi me përkushtim në arsimimin e gjeneratave të reja, duke organizuar edhe kurset e të rriturve, duke luftuar për dekada me radhë në zhdukjen e analfabetizmit në trevat e Drenicës. Varimi i të ndjerit bëhet nesër në varrezat e fshatit të lindjes në Sankoc të komunës së Drenasit në ora 13:00