Vdes vajza dy vjeçare që e kishin harruar në veturë NULL NULL 24.07.2015 17:30 24.07.2015 17:30 Një vajzë dy vjeçare ka vdekur pasi që babai i saj e kishte harruar të mbyllur në veturë. Kjo ngjarje ka ndodhur në qytetin e Nitra të Sllovakisë, transmeton Klan Kosova. Babai, emri i të cilit nuk është bërë i ditur për publikun, supozohet që e ka harruar vajzën e saj Kritina në veturë dhe kishte ikur për punë. Në momentin kur babai e kutpoi çfarë kishte bërë kalimtarët tregojnë që ai ka bërtitur duke qarë se “unë e vrara vajzën time”. Vajza bukuroshe e me flokët e bardha, kishte qëndruar në veturë që sipas policëve ishte temperatura deri në 60 grad deri në momentin kur babait të saj i’u kujtua se ku e kishte lënë. Mediat lokale raportojnë, se prindërit e Kristinës janë totalisht të shokuar pas kësaj ngjarje.