Vdes turisti i katërt nga helmimi i dyshuar me metanol në Laos NULL NULL 21.11.2024 10:27 21.11.2024 10:27 Gjashtë turistë vdiqën në Laos pasi kishin pirë metanol, por çfarë është ai dhe pse ishte në pije? Adoleshentja australiane Bianca Jones është bërë turistja e katërt që ka vdekur nga një helmim masiv i dyshuar në Laos. Familja e 19-vjeçares konfirmoi vdekjen e saj për mediat të enjten. Disa orë më parë, Departamenti Amerikan i Shtetit tha për mediat se një amerikan vdiq në qytetin turistik Vang Vieng. Dy daneze, 19 dhe 20 vjeçare, gjithashtu vdiqën javën e kaluar në Laos, konfirmuan autoritetet daneze, duke refuzuar të ndajnë më shumë informata për shkak të shqetësimeve të konfidencialitetit, raporton BBC, transmeton Klankosova/tv. Vdekjet mbeten nën hetimin e policisë, por raportet e lajmeve dhe dëshmitë në internet nga turistë të tjerë sugjerojnë se ata mund të kenë konsumuar pije të mbushura me metanol, një substancë vdekjeprurëse që gjendet shpesh në alkool.