Vdes shkrimtari Gani Xhafolli NULL NULL 16.06.2015 14:58 16.06.2015 14:58 Në moshën 70 vjeçare ka ndërruar jetë sot shkrimtari i njohur Gani Xhafolli. Shkrimtari i madh shqiptar u lind në fshatin Drenovc afër Prishtinës në vitin 1945. Xhafolli punoi në arsim në vende të ndryshme si : Drenovc, Lipjan, Magure dhe Barilevë. Ndërsa në Radiotelevizionin e Prishtinës nga viti 1979 ishte redaktor në programin për fëmijë, por në vitin 1990 pushtetarët e Jugosllavisë e larguan me dhunë nga puna së bashku me 1340 punëtorë të Radiotelevizionit. Me këtë rast një telegram ngushëllimi në adresë të familjes ka dërguar Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Poetët nuk vdesin kurrë, e sidomos ata që kanë zënë vend të veçantë në mendjen e fëmijëve, thuhet më tej në komunikatë që drejton Ministri Arsim Bajrami. I madhi Gani Xhafolli ka fituar edhe shumë çmime letrare, transmeton Klan Kosova. Ai pas vetës la shumë përmbledhje me poezi dhe romane për fëmijë si: “Te porta e edhave”, “Zog shiu”, “Vjershën s’e zë gjumi”, Shtëpia me kulm teposhtë”, “Po”, “Të dua”, “Në gojë të gjarprit”, “Princesha që fluturon”, “Zgjedhje” klankosova.tv