Vdes Remzi Blakqori, emri i njohur për komunitetin e futbollit në periudhën më të vështirë të Kosovës NULL NULL 10.05.2025 20:28 10.05.2025 20:28 Remzi Blakqori Ka vdekur Remzi Blakqori, emri i njohur për komunitetin e futbollit kosovar, veçanërisht në periudhën më të vështirë të historisë së Kosovës, vitet e ‘90-ta. Lidhur me lajmin për ndarjen nga jeta të Blakqorit, ka dërguar telegram ngushëllimi Federata e Futbollit të Kosovës, transmeton Klankosova.tv. E nderuara Familje Blakqori, Me pikëllim të madh morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Remzi Blakqorit, një emër i njohur për komunitetin e futbollit, veçanërisht në periudhën më të vështirë të historisë sonë, vitet e ‘90-ta. Në kohë kur sporti zhvillohej nën trysninë e okupimit, në mungesë të kushteve minimale dhe përballë pasigurisë së madhe, Remzi Blakqori nuk e ndali kurrë dashurinë për futbollin. Ai qëndroi gjithmonë pranë fushës së gjelbër dhe brezave të rinj. Për shumë vite ishte pjesë e kryesisë së KF Elektroekonomia të Obiliqit (tash FC KEK-u) dhe financues, duke dhënë kësisoj kontribut të jashtëzakonshëm në mbajtjen gjallë të futbollit në kohë okupimi. Humbja e tij nuk është vetëm dhembje për familjen e ngushtë dhe miqtë, por për gjithë komunitetin sportiv në Kosovë. Ai ishte shembulli i njeriut që jetoi me dhe për futbollin. Në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës, Komitetit Ekzekutiv dhe gjithë komunitetit të futbollit, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Blakqori dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e deshën. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës! Me respekt, Agim Ademi President i FFK-së