Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

De La Fuente paralajmëron Francën: I kemi mposhtur dy herë radhazi

NULL NULL
11.07.2026 11:49

Trajneri i Kombëtares së Spanjës, Luis De La Fuente, ka folur për përballjen e ardhshme ndaj Francës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026.

Spanja siguroi një vend në mesin e katër ekipeve më të mira të turneut pas fitores 2:1 ndaj Belgjikës në çerekfinale, ndërsa tashmë e pret një duel i madh kundër Francës, nënkampiones së botës, transmeton Klankosova.tv.

Edhe pse Franca po konsiderohet si njëra prej favoriteve për ta fituar trofeun nga shumë njohës të futbollit, De La Fuente beson se edhe kundërshtarët e tyre kanë arsye për të qenë të kujdesshëm.

Tekniku spanjoll ka theksuar se “Gjelat” duhet ta kenë parasysh forcën e Spanjës, duke rikujtuar se skuadra e tij ka arritur dy fitore radhazi ndaj Francës në përballjet e fundit.

“Jam i sigurt që Franca është po aq e shqetësuar sa ne. Mos harroni se i kemi mundur në dy ndeshje radhazi”, ka deklaruar De La Fuente.

Ai ka shtuar se përballja mes dy kombëtareve do të jetë një duel mes dy ekipeve me shumë cilësi dhe ambicie të mëdha në këtë Botëror.

“Këto janë dy ekipe të jashtëzakonshme”, ka përfunduar trajneri i Spanjës.

lajme të ngjashme