Vdes rapsodi i shquar, Albert Hasaj NULL NULL 03.11.2025 19:55 03.11.2025 19:55 Ka vdekur rapsodi i shquar shqiptar, Albert Hasaj nga Kodralia. Ngushëllime për familjen e të ndjerit ka shprehur kryetari aktual i Deçanit, Bashkim Ramosaj, transmeton Klankosova.tv. Ai tha se Hasaj do të kujtohet gjithmonë për devotshmërinë ndaj artit popullor, për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe për shpirtin e tij fisnik. “Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hasaj, të afërmit, miqtë, bashkëfshatarët dhe të gjithë admiruesit e artit të tij. Kujtimi yt do të mbetet i paharruar”, ka shkruar Ramosaj.