Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes punk legjenda, Jordan Mooney

NULL NULL
04.04.2022 19:23

Legjenda e zhanrit punk, Jordan (Pamela Rooke) ka vdekur në moshën 66-vjeçare.

Lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar familja, duke thënë se ajo ka vdekur të dielën në shtëpinë e saj në Seaford të East Sussexit.

“Jordan (Pamela Rooke) ka lënë shenjë në këtë planet, qoftë si ‘Mbretëresha e Punkut’, ose për punën e saj si veterinare dhe me macet që kanë fituar çmime të panumërta,” ka shkruar familja e saj.

“Ajo e jetoi jetën në maksimum dhe ishte e vërtetë ndaj vetes dhe të tjerëve përgjatë gjithë jetës së saj. Ajo ishte totalisht e besueshme dhe e respektuar nga të gjithë ata që e njihnin”.

 

lajme të ngjashme