Vdes producenti i serisë “Euphoria” NULL NULL 13.11.2023 23:07 13.11.2023 23:07 Producenti i serive “Euphoria” dhe “The Idol”, Kevin Turen, ka vdekur në moshën 44-vjeçare. Vdekjen e tij e ka konfirmuar babai i Turenit, Edward Turen, si dhe kompania Penske Media. Sidoqoftë, në njoftim nuk është kumtuar shkaku i vdekjes së tij. “Kevini ishte pabesueshëm special, kjo botë do të jetë më e zbrazët pa të”, ka thënë babai i tij përmes një komunikate (Deadline).