Vdes Omar Sharif NULL NULL 10.07.2015 16:02 10.07.2015 16:02 Ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeçare, Omar Sharif. Aktori është bërë i njohur me rolet në filmat klasik Lawrence of Arabia dhe Doctor Zhivago, transmeton Klan Kosova. Në fillim të këtij viti, agjenti i tij kishte treguar se ai është diagnostifikuar me sëmundjen e alzheimer. “Ai ka ndërruar jetë këtë mesditë në spitalin në Kajro, pas një sulmi në zemër”, është shprehur Kenis. Aktori me prejardhje egjiptiane, ka fituar dy çmime Golden Globe dhe një nominim për Oscar për rolin e tij epik në Lawrence of Arabia në vitin 1962. Tri vite më pas ai e fitoi edhe një Golden Globe për rolin te Doctor Zhivogo. Sharif kishte filluar karrierën në Egjipt, në vitet 1950. Ai e ka fituar çmimin e karrierës në Venice Festival në vitin 2003. Ai është pensionuar pasi që është diagnostifikuar me Alzheimer. Role të tjera të rëndësishme ishin roli i tij përkrah Barbara Streisand në filmin e saj të parë Funny Girl, si dhe roli i të dashurit të Jule Andrews në The Tamarind Seed. Ai gjithashtu ka luajtur role të figurave të vërteta që janë portretizuar në ekran, në mesin e tyre Genghis Khan dhe revulucionarit Che Guevara.