Vdes njëvjeçari në Angli, dy të arrestuar për vrasje NULL NULL 08.01.2025 18:56 08.01.2025 18:56 Një njëvjeçar ka vdekur në Warwickshire, ndërsa dy persona janë arrestuar nën dyshimin për vrasje. Ngjarja ndodhi më 7 janar, kur fëmija u gjet në arrest kardiak në një shtëpi në zonën New Bilton të Rugby, transmeton klankosova.tv. Fëmija, i cili ende nuk është identifikuar, u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi të shpëtohej. Pas ngjarjes, një grua 24-vjeçare dhe një burrë 25-vjeçar nga Rugby janë arrestuar nën dyshimin për vrasje. Sipas mirror.uk, policia ka apeluar për çdo informacion që mund të ndihmojë në hetim. “Dy ambulanca dhe një oficer paramedik u dërguan në vendin e ngjarjes ku, pas mbërritjes, ekuipazhet gjetën një foshnjë në gjendje kritike. Stafi i ambulancës administroi mbështetje të avancuar të jetës përpara se ta çonte pacientin në spital në kushte emergjence”, thuhej në raportin e policisë.