Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes një shtetase e Shqipërisë në Dragash, policia nis hetimet

NULL NULL
18.07.2025 10:16
Foto ilustruese, vdekja

Policia ka njoftuar se një grua, shtetase e Shqipërisë është dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dragash.

Sipas raportit të policisë, rastit i janë përgjigjur njësitë relevante policore, derisa në konsultim me prokurorin trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, transmeton Klankosova.tv.

“Nga Qendra e Mjekësisë Familjare është pranuar informata se nga familjarët, nga një fshat i brezit kufitar të Shqipërisë është sjellë një femër shqiptare shtetase e Shqipërisë pa shenja jete. Rastit i janë përgjigjur njësitë relevante policore. Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet ndër të tjera në raportin 24-orësh të policisë.

lajme të ngjashme