Vdes një person në Kotorr të Skenderajt, u rrokullis me traktor duke punuar në pyll NULL NULL 12.06.2025 22:06 12.06.2025 22:06 Një person ka humbur jetën në Kotorr të Skenderajt pasi i njëjti është rrokullisur me traktor derisa ishte duke punuar në pyll. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana, e cila tha se bëhet fjalë për një person të moshës rreth 55 vjeçare. “Sot me datën 12.06.2025 rreth orës 19:00 është raportuar se në fshatin Kotorr të Skenderajt, një person i moshës madhore derisa kishte qenë duke punuar në pyll është rrokollisur me traktor”. “Njësitë relevante kanë dalë ne vendngjarje ku mjeku kujdestar ka konstatuar se personi në fjalë i moshës rreth 55 vjeçare është pa shenja jete”, thuhet tutje në konfirmim./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kontrollohen lokalet e natës në Prizren, pesë të arrestuar – konfiskohen armë 59 minuta më parë